Uncategorized

Veprim i rrezikshëm nga Xhelal Sveçla: Pa asnjë rekomandim hoqi rrethojat e Qeverisë

Ushtruesi i detyrë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka dhënë urdhër që rrethojat para Qeverisë së Kosovës të largohen, ky vendim është marrë në kundërshtim me rekomandimet e sigurisë, shkruan Gazeta Metro.

Pa asnjë rekomandim pozitiv, Sveçla ka larguar rrethojat para objektit për arsye të politikave të Qeverisë Kurti, madje duke mos dëgjuar as Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka rekomanduar Sveçlen, ku Njësia për Vlerësimin e Kërcënimit dhe Rrezikut vlerëson se hapja e hapësirave për kalimin e këmbësorëve do të ndikojë direkt në uljen e sigurisë së këtyre objekteve.

“Me qëllim të ngritjes së sigurisë së personave me Rëndësi të Veçantë të tre institucioneve dhe krijimit të kushteve për punë të papenguar të të gjithë të punësuarve në objektet e këtyre institucioneve, ofrimi i sigurisë dhe punës pa pengesë të zyrtarëve të BE-së, NJVKRR-ja vlerëson se hapja e hapësirave për kalimin e këmbësorëve do të ndikon direkt në uljen e sigurisë së këtyre objekteve dhe rekomandon që ky projekt të shtyhet derisa të krijohen rrethanat e volitshme të sigurisë për implementimin e këtij projekti”, thuhet në rekomandimet e kësaj Njësie.

Mirëpo Sveçla as nuk i ka dëgjuar këto rekomandime, madje shefi i tij Albin Kurti e ka përkrahur vendim për heqjen e rrethojave të Qeverisë, shkruan Gazeta Metro.

“Ushtruesi i detyrë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla i ka shkruar një kërkesë, një instanc që ai udhëheq tani për heqjen e këtyre rrethojave të cilët kemi pasur t’i heqim edhe më herët, mbase janë vonë…Unë jam plotësisht dakord që oborri i Qeverisë dhe sheshi i qytetarëve mos të kenë pengesa ndërmjet”, tha Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se heqja e rrethojave vjen dy ditë pas paralajmërimit se Lëvizja Vetëvendosje do të organizon protesta.

E kur Vetëvendosje organizon protesta situata zakonisht del jashtë kontrollit, ku kemi parë se në të kaluarën me gur e koktej molotovi është sulmuar objekti i Qeverisë, ish-kryeministri, policët dhe persona të tjerë zyrtar të shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close