Showbiz

U tha se kanë prishur raportet, Capital T dhe Majk sqarojnë gjithçka

Capital T dhe Majk u kanë dhënë fund dilemave për prishje të raporteve.

Së fundi kanë qarkulluar thashetheme se Capital T dhe Majk kanë prishur raportet për shkak të duetit të Capos me Ledrin, shkruan lajmi.net.

Por, gjithë këtyre pretendimeve, dyshja u kanë dhënë fund përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Ishte fillimisht Capo ai i cili në një postim shkroi “Shihemi pak më vonë” dhe etiketoi Majkun, ndërsa ky i fundit ia ktheu “Shihemi”.

Me këto postime, dyshja kanë lënë të kuptohet se raportet e tyre janë njësoj si më parë, ndërsa zërat që qarkulluan nuk ishin të vërtetë.

Kujtojmë se Capital T në një tjetër postim shtoi edhe fjalët “Nese dikush n2020 menon mu kap per ni artist tsuksesshem per me mrri ti je lame, ata nuk janë të lezetshëm më”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close