Uncategorized

Tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi

Kafeina është një pikë e nxehtë në debatet shkencore mbi shëndetin e zemrës. Një hulumtim i publikuar së fundmi nga Shoqata Amerikane e Kardiologjisë, të cilit i referohet ka konfirmuar se pirja e tre filxhanëve kafe në ditë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas tij, kafeina arrin të neutralizojë reagimin e një lënde kimike që shkakton aritmi kardiake.

Por kujdes! Nuk bëhet fjalë për të sëmurët me tension të lartë apo që vuajnë nga sëmundje të zemrës.

Kjo kategori njerëzish duhet gjithmonë të ketë kujdes me kafen, sipas këshillës së mjekut.

Debati i vazhdueshëm për rolin e kafesë tek shëndeti i zemrës

Sipas studiuesve, kafeina bllokon një molekulë të veçantë që nxit çrregullimet në rrahjet e zemrës që eventualisht shkaktojnë kolapsin e saj.

Aritmia e zemrës është një problem që prek miliona njerëz në botë. Kjo sëmundje e detyron zemrën të rrahë shumë fort, ngadalë ose në mënyrë të çrregullt. Ajo vështirëson furnizimin me gjak të barkusheve të zemrës dhe bllokimin e mushkërive.

Kardiologët shpjegojnë se një filxhan i vetëm me kafe përmban 95 mg kafeinë dhe stimulon sistemin nervor. Në bazë të eksperimenteve të tyre, konsumi i 3 filxhanëve kafe në ditë nuk ashpërson aritminë dhe as nuk rrit rrahjet e zemrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close