Lajme

Osmani i bie pishman çka tha për Hotin më 2017

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se “duhet me hongër një thes krip me dikë për me njoftë mirë”. Kështu u përgjigj ajo, kur u pyet nëse vazhdon me mëndu si më 2017, kur lavdëronte Hotin.

“Kur thoni që kryeministri i Kosovës është i papërgatitur nuk dua të mendoni që nuk po pajtohem, por kam një pyetje konkrete: A janë të njëjta mendimet tua me ato të vitit 2017 kur ju e keni pasë një deklaratë të fuqishme kur Kosova duhet të jetë shtet normal që me pasë fatin e mirë me u përfaqësuar nga Avdullah Hoti si kryeministër. Kisha pasë qejf me ditë se a qëndrojnë këto?”, e pyeti Musliu, Osmanin.

Qeveria Kurti kishte marrë vendim për pensionet në muajin mars kur pandemia morri i hov në Kosovë. Një lehtësirë tjetër ishte që pensionistët nuk duhej të shfaqeshin fizikisht në qendrat përkatëse për vazhdimin e pensionit.

Por, cilat kategori të pensionistëve përfitonin në bazë të vendimit të Qeverisë Kurti

Më poshtë mund ta lexoni pjesën e vendimit për pensionet.

“Një numër i madh i përfituesve të skemave pensionale, përfitojnë në baza mujore më pak se 100 euro. Për të gjithë këta përfitues, qeveria e Republikës së Kosovës, në 3 muajt në vijim do të ndaj 30 euro shtesë në baza mujore. Në këtë grup hyjnë kryesisht përfituesit e skemës së pensioneve bazike, pensionet për persona me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e pensioneve familjare (të gjitha këto kategori përfitojnë nga ky vendim, vetëm nëse nuk janë njëkohësisht pjesë e më shumë se një skeme pensionale nga e cila marrin të hyra të rregullta). Po ashtu do të përfshihen përkohësisht në skema dhe do të përfitojnë të gjithë ata të cilët nuk kanë arritur të rinovojnë pretendimet e tyre në dy muajt e parë të vitit 2020. Kjo nënkupton në total 13 milionë euro shtesë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close