Lajme

Nisin dorëheqjet nga Vetëvendosje, profesori Maloku braktisë VV-në?

Gjërat në Lëvizjen Vetëvendosje, siç duket nuk po shkojnë siç duhet. Madje kanë filluar edhe dorëheqjet e para nga ky subjet politik.

Burime të Gazetës NewBorn, bëjnë me dije se profesori universitar, Flamur Maloku, i cili kishte aderuar në Vetëvendosje, para 6 tetorit, ka ndarë mendjen për tu ndarë nga ky subjet politik.

Sipas burimeve arsyet e largimit janë deklaratat e fundit të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit si dhe shumë pakënaqësi tjera.

Maloku, pritet që së shpejti ta zyrtarizoj dorëheqjen nga Vetëvendosje. Me vete Maloku sipas burimeve pritet t’i merr edhe disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Profesor Maloku është vëllau i dy invalidëve të luftës së UÇK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close