Sport

Nga talljet që merrte në rrjetet sociale, ve tëv ri.tet sportisja 22 vjeçarje

Një sportiste profesioniste e “Wrestling” nga Japonia e quajtur Hana Kimura i ka dhënë fund jetësë pas talljeve dhe ofendimeve të shumta që merrte në rrjetet sociale. Ajo ishte vetëm 22 vjeç dhe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.

Sportistja merrte pjesë në turneun “Terrace House”, nga ku u ofendua për paraqitjen e saj, zgjedhje që e kishte bërë për karrierën dhe arsye të tjera.

Hana kishte shumë ndjekësa në rrjetet sociale dhe mjaft e talentuar. Direkt pas vdekjes së saj ka reaguar edhe ish-kryeministri i Japonisë Yukio Hatoyama, i cili është shprehur se duhen marrë patjetër masa kundër sulmeve që bëhen në rrjetet sociale.

22-vjeçarja, para se ti jepte fund jetës, ka bërë në rrjetet sociale një postim, ku i jepte lamtumirë fansave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close