AutoInteresante

Ky është çmimi marramendës për Ferrarin e djalit të Saddam Husseinit, që u gjet javën e kaluar

Një kontroll për rreth një javë ka zbuluar Ferrarin F40, të braktisur që dikur i përkiste djalit të diktatorit irakian Saddam Hussein, Uday

Një inspektim i makinës në vitin 2016 zbuloi se jo vetëm që ishte i mbuluar në pluhur dhe rërë, por i mungonin një numër i komponentëve kryesorë elektrikë të nevojshëm për të filluar makinën.

“Imazhet ishin tronditëse. F40 dukej në gjendje më të keqe nga sa pritej më parë,” tha Ratarossa në kanalin e tij në YouTube.

“E gjithë makina ishte fjalë për fjalë e mbuluar me rërë. Më keq akoma ishte motori. Kishte rërë gjithandej, që në një makinë normale është një gjë e keqe, por në një Ferrari të kësaj vlere është thjesht e tmerrshme të shihet.”

Makina ka më pak se 4000 kilometra në odometër. Para 4 viteve një specialist i Ferrari nga Belgjika kishte raportuar të udhëtonte në Irak për të rregulluar makinën, përfshirë një rindërtim të plotë të motorit. Por misioni për të kthyer makinën në Mbretërinë e Bashkuar ka hasur në një pengesë, me makinë tani nën pronësi të re, dhe pronari aktual duke kërkuar 1.7 milion dollarë për makinën.

Motra e Uday, Raghad, e cila tani jeton në Jordan, kërcënoi veprime juridike kundër kujtdo që përpiqej të merrte në zotërim Ferrari.

“Ne do të padisim këdo që ka fituar pronën personale të familjes, këto dhe gjëra të tjera,” tha ajo.

“Ne paralajmërojmë të tjerët që të mos përfshihen në këto çështje për ndonjë arsye sepse ato do t’i nënshtrohen hetimeve juridike.’’

Duket se F40-të Ferrari janë makina e zgjedhjes për familjet në pushtet të Lindjes së Mesme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close