Lajme

Kjo është shtëpia luksoze e biznesmenit nga Juniku që ju sekuestrua pasuria milionëshe

Është raportuar nga mediat në Shqipëri se Gjykata e Tiranës sot(e merkur) ka sekuestruar pasurinë e dy personave shtetas të huaj me vlerë miliona euro, ku njëri nga ta është Hasan Lushi nga Juniku, shkruan Gazeta Metro.

Pasuria milionëshe e sekuestruar nga Gjykata e Tiranës i përket R. (A.) S. 47 vjeç lindur në Poloni dhe banues në Olten të Zvicrës si dhe biznesmenit kosovar, Hasan Lushit, 50 vjeçar, nga Juniku i cili gjithashtu jeton në Olten të Zvicrës e i cili ndryshe njihet edhe me emrin Edi Lushi, raporton Gazeta Metro.

Kjo është shtëpia luksoze e Hasan Lushit, e cila gjendet në Junik, i njohur si Edi.

Hasan Lushi (Edi) për publikun kosovar njihet me rolin e tij në serialin ‘Vendlindja ime’ është njëri nga protagonistët kryesor në këtë serial e i cili shfaqet aktualisht në Radio Televizionin e Kosovës, përkundër problemeve me gjykatat në Zvicër si dhe veprimtarit e tij të dyshimta në shtete të ndryshme të Europës. Lushi ka luajtur edhe në filmin ‘Bodrumi’, ‘Virus’ dhe ‘Mad Macbeth’.

Gazeta Metro mëson se biznesmeni kontravers, Hasan Lushi, ndryshe i njohur ne publik si Edi Lushi është person i afërt me liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe ish-kryeministrin e Kosovës.

Afërsia me Hasan Lushit (Edi) me Haradinajn mund të vërehet me një kërkim në Facebook’un e tij.

Hashan Lushi(Edi) është aktualisht person nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn të Zvicrës, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit dhe pastrim parash, raporton Gazeta Metro.

Ai gjithashtu është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So në 26 Nëntor 2011 për veprat penale ‘Zhvatje me dashje’, ‘Sulm’, ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’, ‘Shkelje e ligjit për armët’, të ndodhura në kohë të ndryshme.

Ndërsa bashkëpunëtori i Lushit 47-vjeçari nga Polonia është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit dhe pastrim parash.

Pronat e sekuestruar të Lushit dhe bashkëpunëtorit të tij nga Gjykata e Tiranës janë: 3 apartamente në rrugën e Kavajës në Tiranë, njësi tregtare në rrugën e Kavajës në Tiranë, 5500 metër katrorë tokë në Radhimë të Vlorës, asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave, llogaritë bankare 240 mijë Euro dhe 210 mijë franga zvicerane, si dhe 6 vetura të viteve të fundit.

Gjykata në Tiranë ka bërë të ditur se hetimi ndaj tyre ka filluar para 1 viti, ndërsa ato vijojnë për të zbuluar prona të tjera që rrjedhin nga aktiviteti i tyre kriminal të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve të tyre./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close