Lajme

Këshilltari i Kurtit kërcënon Gjykatën Kushtetuese me katastrofë nëse nuk vendos në favor të VV

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit në detyrë, ka bërë një status mjaft problematik e konspirativ në profilin e tij në Facebook ku në mënyrë të qartë kërcënon Gjykatën Kushtetuese e cila këto ditë pritet të dalë me vendimin për dekretin e Presidentit Thaçi.

Hoxha nga Shqipëria në këtë status fillimisht ka sulmuar politikisht presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën duke thënë se “këta nuk kanë të ardhme në politikë” dhe se për këtë arsye po mbështesin njëri-tjetrin.

Më tej, ai ka thënë se këta të dy “e kanë futur në qorrsokak Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë të zgjidhë një katrahurë klike aty ku gjithçka që ka të bëjë me rendin kushtetuese për këtë situatë është krejt e qartë në Kushtetutë.”

Një fjali e tillë natyrisht që paragjykon verdiktin e Gjykatës Kushtetuese por edhe punën e paanshme të këtij institucioni, shkruan Periskopi.

Por, për ta çuar presionin dhe kërcënimin më tej, ai përkujdeset me anë të fjalisë së fundit në të cilin thotë se “Të dy (Thaçi-Mustafa) po përpiqen të tërheqin institucionet në katastrofën e tyre personale.”

Kjo nënkupton haptas se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që në Republikën e Kosovës nuk i takon vetëm partisë së parë e drejta ekskluzive për formimin e qeverisë, atëherë ajo do të sulmohej politikisht nga ana e kësaj partie.

Nuk dihet se me çfarë punësh në Qeveri merret këshilltari politik në fjalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close