Uncategorized

Interesante, qentë po ‘mbajnë’ distancën sociale në kohë pandemie

Interesante, qentë po ‘mbajnë’ distancën sociale në kohë pandemie

Tre qen qëndruan para dyqanit, duke pritur pronarët, por në një distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri.

Duket se edhe ata respektojnë masat paraprake për të luftuar përhapjen e coronavirusit.

Një përdorues i rrjeteve sociale nga Kroacia ka ndarë disa foto në internet ku shihen 3 qen që duket se mbajnë distancë sociale në kohën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

“I fërkova sytë kur tre qen ishin duke qëndruar dy metra larg njëri-tjetrit. Këta duket se po dëgjojnë rregullat që secili shtet i ka vendosur për distancë sociale”, tha një djalë nga Zagrebi i Kroacisë.

Kujtojmë se masat për të luftuar përhapjen e COVID-19 përfshijnë, ndër të tjera, mbajtjen e një hapësire midis njerëzve. Për të parandaluar përhapjen e virusit dhe, mbi të gjitha, për të mbrojtur ata që preken më së shumti dhe më rëndë nga virusi, të moshuarit dhe të sëmurët.

Këta qen ekstremisht të trajnuar ishin duke pritur për pronarët e tyre për disa minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close