Uncategorized

Ibrahimi: Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë mbyllje e ekonomisë dhe të institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të ndodhë që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rëndimit të situatës me koronavirus në vend. Ai ka takuar virtualisht edhe krerët e komunave të Kosovës, të cilët janë pajtuar që të merret një hap i tillë kur është në pyetje jeta e njerëzve.

Ndërsa, shumë qytetarë po i druhen një mase të tillë, se mos do të izolohemi përsëri, mirëpo është bërë e ditur se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe praktikat perëndimore që do të thotë se nuk do të kemi mbyllje totale të ekonomisë e instuticioneve.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, është shprehur se do t’i përkrahë masat e reja anti-Covid, duke përfshirë këtu edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai ka treguar se në bisedën që ka pasur me kryeministrin e Hoti, se me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkuptoi edhe mbylljen e ekonomisë dhe mbylljen e institucioneve.

“Në diskutimin që patëm sot më Kryeministrin Avdullah Hoti shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk u nënkuptoi edhe mbylljen e ekonomisë dhe mbylljen e institucioneve, por krijimin apo përkrahjen e mekanizmave dhe veprimeve që dërgojnë në shpëtimin e jetës së qytetarëve”, u shpreh ai një intervistë për Klan Kosova

Ibrahimi ka shpreh mbështetje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshëm kur është në pyetje jeta e qytetarit.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës i përkrah masat e reja anti-Covid. Çdo masë e cila dërgon në shpëtimin e jetëve të qytetarëve të Kosovës, përkrahet nga AKK – përfshirë edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thën Ibarhimi..

Ndërsa mbrëmë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëj që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ai tha se një vendim i tillë merret nga ana e Kuvendit të Kosovës në bazë të vlerësimeve të cilat do të shqyrtohen të dielën nga ana e Komitetit për Menaxhim të COVID-19 si dhe të Këshillit të Sigurisë.

“Tash jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Sonte kam pasur takim me Komitetin për Menaxhimin e COVId-19, kemi biseduar shumë hapur, mund të jetë vendim jo popullor por jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për të ruajtur jetën e qytetarëve. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të komitetit për të bërë vlerësimin tjetër të situatës shtesë me informata shtesë që kemi kërkuar dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Të dielën do ta shqyrtojmë sepse vendimin përfundimtar e merr kuvendi por ne do të vlerësojmë nëse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, tha Hoti mbrëmë në emisionin Rubikon./gazetametro.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close