Sport

Historia e pabesueshme e pjatalarësit që u bë nga personat më më ndikim në botë

Sot mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, në vitet e rinisë së tij, ka bërë punën e pjatalarësit në një restorant në Holandë, ku fitonte disa euro në ditë.

“Ai ishte një punëtor i mirë. E bënte punën me ndershmërinë më të lartë dhe punonte në restorant vetëm dy netë në turne të gjata”, ka deklaruar pronari i restorantit ku ka punuar Van Dijk.

Në mëngjes Van Dijk stërvitej në një klub lokal të njohur me emrin WDS, ndërsa pasdite punonte në restorant.

“Unë shpesh i kam thënë atij, të lajë më shumë enët dhe të ndaloi së përpjekuri të bëhet futbollist profesionist, sepse këtu të paktën fitonte diçka. Megjithatë unë nuk kam besuar kur kam dëgjuar se për të sot janë shpenzuar 85 milionë euro. Ne nuk po mund të besojmë”, ka shtuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close