Lajme

Gjuajtje me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë – Polici jep detaje

Dy grupe kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Blic.Ende nuk dihet për motivet e kësaj ngjarje, e as për ndonjë të lënduar nga shkëmbimi i zjarreve.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se për informatat e reja do të informohemi me kohë, pasi të kenë marrë raportin nga ekipet policore që kanë dalur në teren.“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, tha Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close