EkonomiLajme

Edi Rama ua heq një shpenzim në deti, çadrat dhe shezlonet pa pagesë – merrni me vete

Gjithë kosovarët e kanë bërë temë çmimin e çadrave në plazhet e Shqipërisë dhe Ulqinit. Sivjet ka shumë pikëpyetje se sa shumë nga ne do të kemi mundësi të shkojmë në deti, por edhe nëse shkojmë masa mbrojtëse do të aplikojmë, shkruan Reporteri.

E përveç masave mbrojtëse, do të kemi edhe pak lehtësira. Sipas kryeministrit Edi Rama, nuk do të ketë shumë polic e ushtarë në plazhe dhe synimi i tij është që përveç plazheve në pronë të hoteleve dhe para tyre, të gjitha hapësirat tjera do të jenë publik. Pra, nuk do të paguani çadra dhe shtretër, shkruan Reporteri.

“Nuk dua protokolle të komplikuara, se nuk duam plane për polic dhe ushtarë. Nuk do lejojmë më asnjë kontratë private për shezlone dhe çadra përveç hoteleve. Ndërkohë që të gjitha plazhet e tjera, do të jenë të lira publike. Do bëjmë plazh si dikur ne të dy, plazh me mjete rrethanore. Tani plazhet do të jenë masivisht publike. Nuk do të ketë më njerëz me hunj që të kërkojnë euro”, tha Rama në Opinion.
Ndërkohë sot Rama njoftoi se shpejt mund të hapen kufijtë me Kosovën dhe se turizmi mund të jetë shqiptar.
“Europa ka thënë se do të hapet për Shengenin duke filluar nga data 15 për të shkuar, disa vende duan ta bëjnë më herët. Ne duam që të arrijmë objektivin që brenda majit të mund të hapim të gjitha rrugët për shqiptarët. Dhe kur them për shqiptarët, kam parasysh ata të Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ata jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi i këtij viti do të jetë i fokusuar te shqiptarët”, -tha Rama./Reporteri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close