Showbiz

Capital T i kthen ‘bumerang’ kungjat Dj Bluntit

Dj Blunt para pak ditëve kishte linçuar dyshen Capital T dhe Ledri Vula.

Në momentin kur Ledri Vula dhe Capital T bën të ditur se shumë shpejt do vijnë me një duet muzikorë, Dj Blunt kishte lëshuar një video ku ‘thumbonte’ dyshen, shkruan lajmi.net.

Por këto linçime nuk i ka lënë pa kundërpërgjigje, Capital T i cili orë më parë ndau një postim në Instagram ku shkruan “Nëse dikush në vitin 2020 mendon me u kap për një artist të suksesshëm për me mbërri, ti je i çalë, që nuk është ‘i freskët’ më”.

Ndryshe, kujtojmë se sot është dita kur Capital T dhe Ledri Vula do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close