Uncategorized

Begaj: Gjendja me Koronavirus ne Malisheve, alarmante

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar vizitat nëpër komuna të Kosovës për gjendjen me pandeminë COVID 19.

Sot, Kurti u takua me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragib Begaj, njëherit komuna më e prekur nga virusi.

Ai tha se në këtë komuna ka nevojë të merren masa më rigoroze të izolimit për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Kufizimet janë të mëdha, e kemi sektorin e shëndetësisë në nivel jo të kënaqshëm dhe në anën tjetër e kemi popullsinë e varfër dhe duhet që si institucione qendrore-komunale të bashkëpunojmë maksimalisht që sa më pak të shpërndahet Covid 19 prandaj do na duhet t’i shtojmë masat e kufizimit. Për këtë gjë kryetari i komunës dhe ministri Vitia do jenë në kontakt të vazhdueshëm që të mos kemi më shumë të infektuar. Ju bëjmë thirrje qytetarëve e posaqërisht qytetarëve të Malishevës që të qëndrojnë në shtëpi, e në raste furnizimi të dalë vetëm një anëtar i familjes. Ta mbajmë pastërtinë dhe ta ruajmë distancën fizike sepse ajo e ruan veten tonë dhe e mbron tjetrin. Komuna e Malishevës po i repsektojnë të gjitha vendimet e qeverisë por kemi nevojë që këtë komunë ta ndihmojmë më shumë dhe t’i kemi masat më rigoroze të izolimit e vetizolimit, karantinimit ashtu që në prill të mos lejojmë kurrfarë ngritje të theksuar të lakores së shpërndarjes që do na bënte pjesë e botës që ka pësuar rëndë”.

Ndërsa Begaj kërkoi që të ketë më shumë ëprkrahje nga qeveria për komunën.

“Bashkëpunimi jonë do rritet dhe qeveria do ta ketë një përkujdesje më të madhe për Malishevën. Po pres përkrahje më të madhe, por situata e Malishevës është më alarmante për shkak të infektimeve dhe besoj se edhe këta do kenë interes shtesë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close