Showbiz

Arta Nitaj sjell vallëzim atraktiv në TikTok, vë në pah linjat trupore

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Arta Nitaj, vazhdon të jetë nga personazhet më të komentuara në skenën shqiptare. Krejt kjo, për shkak të linjave trupore dhe pozave atraktive që ajo sjell në rrjete sociale.

Edhe vetë ajo e ka theksuar kohëve të fundit se çdo gjë që ajo bën po paragjykohet dhe po komentohet në masë të madhe.

Duke lënë anash këto, përmes një postimi në TikTok, Arta ka sjellë një video ku shihet duke vallëzuar, teksa vë në pah linjat trupore.

Një gjë të tillë ajo ka filluar ta praktikojë që më parë, duke u bërë pjesë e trendëve të njohura të këtij rrjeti social.

Bukuroshja brune është bërë e njohur për publikun shqiptar përmes paraqitjes së saj në serialin “O Sa Mirë”, e më pas edhe si prezantuese e sportit. /Telegrafi/

♬ original sound – artanitaaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button
Close
Close